Ndërlidhjet

Fabius: Është liruar qytetarja franceze e rrëmbyer në Jemen


Ministri i Jashtëm i Francës Laurent Fabius
Ministri i Jashtëm i Francës Laurent Fabius

Një qytetare e Francës, e cila ishte rrëmbyer në Jemen në muajin shkurt, së bashku me përkthyesin e saj, është liruar sot.

Isabelle Prime, 31 vjeçare, kur është rrëmbyernë Jemen ka qenë duke punuar për Bankën Botërore.

Ajo do të kthehet sonte në Francë, ka thënë ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius, i cili si dhe preisidenti francez falënderuan shtetin e Omanit, për ndihmën e dhënë për këtë rast.

Agjencia shtetëtore e Omanit, ka cituar një zyrtar nga Ministria për Punë të Jashtme, i cili ka thënë se Prime ka arritur në Oman mëngjesin e sotëm dhe është duke u nisur për në Francë.

Omani ka negociuar për lirimin e qytetares franceze me disa “parti në Jemen”, njofton agjencia nga Omani.

Ministri francez Fabius ka thënë se Franca nuk ka paguar asnjë shpërblim për lirimin e Prime.

“Franca nuk paguan për gjëra të tilla por në të njëjtën kohë ne jemi shumë të vëmendshëm për realitetin njerëzor. Në fund të fundit, e rëndësishme është që ajo është liruar”, ka thënë ai për televizionin BFM.

“Mund ta merrni me mend se negociatat për lirimin e saj kanë qenë të komlikuara”, ka shtuar më tej ai.

XS
SM
MD
LG