Ndërlidhjet

Papa: Njerëzimi të heqë dorë nga lufta


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku ka thënë të dielën se bombardimi atomik i Hiroshimës dhe i Nagasakit vazhdon të shkaktojë “tmerr dhe neveri” edhe 70 vjet pas dhe ka bërë thirrje për ndalimin e armëve bërthamore dhe të armëve të shkatërrimit në masë.

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur bombën atomike në Hiroshimë më 6 gusht të vitit 1945, duke vrarë 140,000 njerëz. Tre ditë më vonë, më 9 gusht, kanë bombarduar edhe Nagasakin, ku kanë vdekur mbi 70,000 veta.

Bombardimi atomik ka çuar në dorëzimin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Në lutjet tradicionale të së dielës, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa ka thënë se “Hiroshima përfaqëson simbolin e fuqisë joproporcionale të njeriut për të shkatërruar përmes përdorimit të gabuar të arritjeve shkencore dhe të teknikave”.

Papa Françesku i ka bërë thirrje njerëzimit që të heqë dorë përgjithmonë nga lufta”.

“Njerëzit kudo duhet të ngrihen dhe t’i thonë me një zë ‘jo’ luftës dhe dhunës, ‘po’ dialogut dhe paqes”, ka thënë Papa.

Japonia është dorëzuar më 15 gusht të vitit 1945, edhe pse opinioni mbetet i ndarë nëse përdorimi i paprecedent i armëve ka qenë i justifikueshëm.

XS
SM
MD
LG