Ndërlidhjet

Teheran: Vazhdoi procesi kundër gazetarit amerikan


Jason Rezaian
Jason Rezaian

Gazetari i së përditshmes Washington Post, Jason Rezaian, i cili në Iran akuzohet për spiunim, sot është paraqitur përsëri në një gjykatë në Teheran.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Iran, IRNA, raportoi se Gjykata Revolucionare, që i trajton rastet e ndjeshme, e mbanë edhe procesin kundër gazetarit Rezaian, i cili ka shtetësi rianiane dhe amerikane.

Pritet që paraqitja e sotme në gjykatë të jetë e fundit dhe pastaj pritet vendimi.

Një avokat i gazetarit, Jason Rezaian, i tha agjencisë Associated Press se mund të kalojnë edhe disa javë deri në shpallje të vendimit.

Rezaian ishte burgosur për më tepër se një vit dhe ballafaqohet me akuza për spiunim dhe përhapje të propagandës kundër Iranit.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet prej 10 e deri në 20 vjet burg.

Kryeredaktori ekzekutiv i Washington Postit, Martin Baron, këtë proces e ka vlerësuar si “mashtrim”.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe grupet për të drejtat e njeriut, po ashtu, e kanë kritikuar procesin kundër gazetarit Rezaian.

XS
SM
MD
LG