Ndërlidhjet

Bllokohet lundrimi i anijeve në Danub


Lumi Danub
Lumi Danub

Në Lumin Danub, në jug të Gjermanisë, është bllokuar lundrimi i anijeve, pasi një anije rumune mallrash ka ngecur, për shkak të nivelit të ulët të ujit.

Danubi është rrugë e rëndësishme e transportit të prodhimeve të naftës, si dhe e eksporteve të grurit nga Evropa lindore në Evropën perëndimore.

Një zëdhënës i policisë në rajonin e Bavarisë ka thënë se po bëhen përpjekje për të larguar anijen, e cila është bllokuar pranë qytetit Nideralltajh, që ndodhet rreth 80 kilometra në juglindje të Regensburgut.

Autoritetet kanë paralajmëruar se trafiku mund të jetë i ndërprerë deri më 13 gusht.

XS
SM
MD
LG