Ndërlidhjet

Lavrov dhe Zarif do të takohen në Moskë


Javad Zarif dhe Sergei Lavrov
Javad Zarif dhe Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Segei Lavrov dhe homologu i tij iranian, Mohammad Javad Zarif do të takohen më 17 gusht në Moskë.

Ministria e Jashtme Ruse ka njoftuar sot se në këtë takim bashkëbiseduesit do të fokusohen në temën e marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe përpjekjet për paqe në Siri.

Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Iranit janë përmirësuar shumë në këto vitet e fundit dhe të dyja shtetet kanë një qëndrim armiqësor për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Po ashtu këto dy shtete mbështein presidentin sirian Bashar Assad.

Analistët thonë se Moska e sheh marrëveshjen bërthamore- që e cila mundëson që Iranit t’i hiqen sanksionet ekonomike- si mundësi për t’i shitur Teheranit sisteme raketore të mbrojtjes.

Më 14 gusht, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se Moska është e gatshme të dërgojë në Iran, sistemet raketore S-300.

Ai gjithashtu tha se Rusia është duke punuar që sa më shpejt t’i hiqen sanksionet ekonomike Teheranit.

XS
SM
MD
LG