Ndërlidhjet

Të shtëna pranë Pallatit Dolmabahçe në Stamboll


Forcat speciale turke, foto nga arkivi
Forcat speciale turke, foto nga arkivi

Raportet nga Turqia thonë se dy persona të armatosur janë arrestuar, pasi kanë shtënë në drejtim të policisë që ruan Pallatin Dolmabahçe, në Stamboll.

Në këtë pallat, që daton nga shekulli 19 dhe është atraksion turistik, ndodhet zyra e kryeministrit Ahmet Davutoglu.

Raportet fillestare nuk flasin për viktima, ndërsa rrugët përreth vendit të ngjarjes janë mbyllur.

Të shtënat vijnë në kohën e përshkallëzimit të dhunës midis forcave turke të sigurisë dhe rebelëve kurdë.

Turqia është duke kryer po ashtu operacione kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Sirinë fqinje.

Në javët e fundit, autoritetet turke kanë arrestuar mbi 1,000 persona të lidhur me grupin e Shtetit Islamik, rebelët kurdë dhe militantët majtistë.

XS
SM
MD
LG