Ndërlidhjet

Në Mali, mbi 3 milionë njerëz vujanë nga uria


Ilustrim
Ilustrim

Më shumë se 3 milionë njerëz vuajnë nga uria në veri të Malit, kanë thënë në Kombet e Bashkuara, zyrtarët nga ky shtet.

Mungesa e ushqimit gjithashtu do të thotë se më shumë se 715,000 fëmijë janë në rrezik nga kequshqyerja akute, ka thënë koordinatorja për çështje humanitare në OKB, Mbaranga Gasarbwe.

“Përveç kësaj, në Mali ka nevojë të madhe për mbrojtje dhe qasje në shërbimet bazike, siç është edukimi dhe shëndetësia”, ka thënë ajo.

Konflikti i armatosur në veri të Malit, ka dobësuar ekonominë dhe paraqet kërcënim për civilët të cilët i ekspozohen urisë, ka thënë këshilltari për Zhvillim Social, Moussa Outtara.

Luftimet në Mali janë duke u zhvilluar në mes të grupeve të milicive pro-qeveritare dhe separatistëve Tuareg.

XS
SM
MD
LG