Ndërlidhjet

Mustafa takohet me shefin e ri të FMN-së në Kosovë


Kryeministri i ksoovës, Isa Mustafa ka pritur sot në takim shefin e ri të misionit të FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Mustafa e ka informuar zotin Vermeulen për progresin që po arrihet në Kosovë dhe për zhvillimet e përgjithshme ekonomike.

Po ashtu Vermuelen është njoftuar për kornizën aktuale të buxhetit të Kosovës, për orentimet kryesore dhe për mundësitë e zhvillimit ekonomik.

Ndërkaq, shefi i ri i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen, “verësoi të arriturat e deritanishme, duke shprehur përkrahjen e mëmtutjeshme të FMN-së”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG