Ndërlidhjet

Indi: Pakistani të mos takohet me liderët e Kashmirit


Një skulptor me veprën e tij nga rëra angazhohet për paqe ndërmjet Pakistanit e Indisë
Një skulptor me veprën e tij nga rëra angazhohet për paqe ndërmjet Pakistanit e Indisë

India ka kërkuar që Pakistani të mos takohet me liderët separatistë të Kashmirit, para një takimi të rrallë të nivelit të lartë ndërmjet Nju Delhit e Islamabadit.

India i ka anuluar bisedimet me Pakistanin, vitin e kaluar, e zemëruar për shkak të një takimi të ngjashëm me separatistët, që i kishte penguar marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet dy fqinjëve me armatim atomik.

Ministria e jashtme e Indisë ka njoftuar dje se do të ishte “jopërtaktëse” për Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Pakistanit, Sartaj Aziz, që të takohet me separatistët më 23 gusht, në Nju Delhi, pak kohë para takimit të paraparë me kolegun nga India, Ajit Doval.

“Një takim i tillë nuk do të ishte mbajtje e frymës dhe synimit të Ufas, që së bashku të punohet në luftimin e terrorizmit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Indisë, Vikas Swarup.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, është takuar me kryeministrin e Pakistanit, Nawaz Sharif, gjatë vizitës në Ufa të Rusisë, muajin e kaluar, duke sinjalizuar përpjekje për zbutje të tensioneve ndërmjet dy vendeve.

XS
SM
MD
LG