Ndërlidhjet

Kufizohet qasja në YouTube dhe Facebook në Taxhikistan


Ilustrim
Ilustrim

YouTube dhe Facebook janë bërë të paarritshëm nëpërmjet shumë ofruesve të shërbimeve të internetit në Taxhikistan.

Asomuddin Atoev, kryetar i Shoqatës së Ofruesve të Internetit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se qasja në këto ueb-faqe është bllokuar me urdhër të Shërbimit Shtetëror të Komunikimeve.

Një burim në Shërbimin Shtetëror të Komunikimeve ka konfirmuar për REL-in se ofruesit e internetit janë udhëzuar që të kufizojnë qasjen në YouTube dhe Facebook.

Arsye për këtë veprim nuk janë dhënë.

Autoritetet taxhike janë kritikuar shpesh për bllokimin e shërbimeve të Google, YouTube, Facebook dhe rrjeteve të tjera sociale.

Aksionet e tilla të qeverisë përkojnë kryesisht me aktivitetet online të opozitës.

XS
SM
MD
LG