Ndërlidhjet

Ish-ministrat tërheqin vërejtjen për situatën e rrezikshme NATO - Rusi


Një rast i afrimit të rrezikshëm të aeroplanit luftarak rus (lartë) dhe atij britanik
Një rast i afrimit të rrezikshëm të aeroplanit luftarak rus (lartë) dhe atij britanik

Një grup i ish-ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes, kanë kërkuar nga Rusia dhe NATO-ja, që të arrijnë marrëveshje për rregullat për t’i menaxhuar përplasjet e papritura ushtarake.

Një grup prej 14 ish-ministrave nga Rusia, Gjermania, Britania, Franca, Spanja dhe Turqia, thanë se rregullat për komunikim në det dhe hapësirë janë të një rëndësie të jashtëzakonshme.

Rusia dhe NATO-ja kanë ndërmarrë një numër shumë më të madh të ushtrimeve ushtarake, sa sa që është e zakonshme, për shkak të krizës në Ukrainë, që ka çuar në rritjen e afrimeve të rrezikshme ndërmjet aeroplanëve rivalë ushtarakë.

Sitata është e tillë që mund të “shkaktoj përkeqësim të krizës e bile edhe konfrontim direkt ushtarak”, thuhet në raportin e këtij grupi, të publikuar mbrëmë nga Rrjeti i Lidershpit Evropian.

Ky grup, me seli në Londër, tha se i ka llogaritur 66 afrime të rrezikshmme ndërmjet forcave ushtarake të Rusisë dhe NATO-s dhe ndërmjet Rusisë dhe shteteve neutrale, Suedia dhe Finlanda.

XS
SM
MD
LG