Ndërlidhjet

Kriza me migrantë: Zeman përmend Kosovën


Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman.
Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman.

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, ka folur për pikëpamjet e tij ndaj migrimit të dhjetëra-mijëra njerzëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika në vendet e Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për radion çeke, Frekvence 1, Zeman ka thënë:

“Besoj se shumica e migrantëve janë migrantë ekonomikë. Këtë bindje e bazoj në faktin se migrantët që kanë ardhur në vendin tonë, kanë ardhur nga vende ku nuk ka luftëra, si Eritrea, Senegali, Kosova, Pakistani e kështu me radhë. Andaj, dyshoj shumë se këta njerëz, siç e kam thënë tashmë, janë të gatshëm të punojnë në vendin tonë”, ka thënë Zeman.

“Mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte që Bashkimi Evropian të mbronte kufijtë e tij. Por, për fat të keq, Frontex (agjencia kufitare e BE-së) që supozohet se duhet të mbrojë kufijtë, është krejtësisht e pafuqishme”, ka shtuar Zeman.

Mijëra migrantë që ikin nga vatrat e luftës dhe varfëria, arrijnë në ishujt grekë, kalojnë kufirin me Maqedoninë, për të arritur në Serbi dhe nga aty në Hungari dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG