Ndërlidhjet

Franca përgatitet për sulme ajrore në Siri


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se vendi i tij do të nisë fluturime mbikëqyrëse në Siri, nga data 8 shtator, dhe se po shqyrton mundësinë e sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) atje.

Në një konferencë për gazetarë në Paris, Hollande ka thënë se nga Siria janë planifikuar sulme terroriste kundër disa vendeve, përfshirë edhe Francën.

Rrjedhimisht, ka shtuar ai, është përgjegjësi e tij që të jetë më mirë i informuar në lidhje me kërcënimet.

Hollande po ashtu ka thënë se fluturimet mbikëqyrëse do t’i lejojnë Francës “të planifikojë sulme ajrore” kundër grupit ekstremist të Shtetit Islamik.

Në shtator të vitit 2014, Franca u është bashkuar Shteteve të Bashkuara në kryerjen e sulmeve ajrore kundër caqeve të IS-it në Irak.

XS
SM
MD
LG