Ndërlidhjet

11 pelegrinë irakianë vdesin në Iran


Iran
Iran

Mediat iraniane raportojnë se 11 pelegrinë shiitë irakianë kanë vdekur pasi autobusi me të cilin udhëtonin, është përmbysur në perëndim të Iranit.

Televizioni shtetëror i Iranit ka cituar zyrtarët të kenë thënë se 10 gra dhe një burrë janë vrarë në aksidentin që ka ndodhur në provincën Hamadan.

Njëzetekatër njerëz po ashtu janë plagosur.

Aksidenti ka ndodhur derisa pelegrinët irakianë kanë qenë duke u kthyer në shtëpi nga një udhëtim në qytetin Kom të Iranit.

Vendet e shenjta shiite të Iranit tërheqin shumë pelegrinë irakianë.

XS
SM
MD
LG