Ndërlidhjet

Silvio Berlusconi arrin në Krime


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka arritur për një "vizitë private" në Krime - rajonin e aneksuar të Ukrainës.

Një zëdhënës i Kremlinit nuk e ka mohuar mundësinë që Berlusconi të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë kësaj vizite.

Ai pritet të vizitojë edhe portin detar të Sevastopolit, që është bazë e flotës ruse në Detin e Zi.

Berlusconi pritet të udhëtojë në Moskë dhe të kthehet në Itali të hënën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG