Disa media kanë tranmestuar një video nga një kamp i refugjatëve në Hungari, ku policia duket duke u hedhur qese me ushqim migrantëve.
Një grua austriake, e cila ka incizuar videon, ka thënë se migrantët janë trajtuar si “kafshë” dhe u ka bërë thirrje shteteve evropiane që të hapin kufijtë e tyre, raporton BBC.
Edhe organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka thënë se migrantët janë duke u mbajtur si “kafshë në shtallë”.
Këto zhvillime vijnë në ditën kur ministrat e Evropës qendrore kanë refuzuar sërish sistemin me kuota për shpërndarjen e migrantëve.
Komisioni Evropian, me mbështetjen e Gjermanisë, ka propozuar shpërndarjen e 160,000 kërkuesve në vit në gjithë BE-në, bazuar në kuota të detyrueshme.
Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia janë kundërshtueset më të zëshme të këtij plani.