Ndërlidhjet

Rick Perry tërhiqet nga gara për president të SHBA-së


Rick Perry
Rick Perry

Ish-guvernatori republikan i Teksasit, Rick Perry, është tërhequr nga gara për president të Shteteve të Bashkuara.

Ai ka luftuar për të mbledhur para për fushatën e tij, ndërkohë që ka qenë në fund të sondazheve të opinionit.

Perry ka thënë se tërhiqet duke e ditur se partia e tij është në duar të mira.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar republikanët që të lënë anash qëndrimet e ashpra mbi migracionin, që mund të armiqësojnë hispanikët amerikanë.

“Në Amerikë ka rëndësi përmbajtja e karakterit tuaj dhe jo ngjyra e lëkurës”, ka thënë Perry.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen në vitin 2016.

XS
SM
MD
LG