Ndërlidhjet

Hungari: Policia i ka arrestuar disa migrantë


Pamje nga ndërtimi i barrierës me tela gjemborë përgjatë kufirit të Hungarisë me Serbinë
Pamje nga ndërtimi i barrierës me tela gjemborë përgjatë kufirit të Hungarisë me Serbinë

Policia e Hungarisë thotë se i ka arrestuar 9 sirianë dhe 7 afganë për kalim ilegal të kufirit nga Serbia.

Ky njoftim u bë derisa sot ka hyrë në fuqi legjislacioni i ri lidhur me fluksin e madh të migrantëve nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika.

Zëdhënësja e policisë së Hungarisë, Viktoria Csiszer-Kovacs, tha se migrantët e arrestuar ishin të dyshuar për heqje të barrierës nga telat me gjemba, përgjatë kufirit me Serbinë, për të hyrë në Hungari.

XS
SM
MD
LG