Ndërlidhjet

Papa Françesku arrin për vizitë në Kubë


Papa Françesku.
Papa Françesku.

Papa Françesku, ka mbajtur një meshë para disa qindra mijëra personave në ditën e dytë të vizitës në Kubë, në Sheshin e Revolucionit, në Havana.

Pas kësaj meshe Papa është takuar me ish presidentin e Kubës, Fidel Kastro.
Ata të dy kanë diskutuar për çështje globale dhe religjionin.

Vatikani këtë takim e ka cilësuar si takim, i profilit të ulët.

Papa kërkoi mbështetje të mëtejshme për katolikët e Kubës, në mënyrë që kisha të mund të vazhdojë të mbështesë dhe të inkurajojë kubanët, në shpresat dhe shqetësimet e tyre.

Kjo është vizita e tretë e një Pape, në ishullin komunistë, përderisa është e para për Papa Françeskun.

Të martën, Papa Françesku pritet të udhëtojë për në Washington.

Ai është vlerësuar për ndihmën që ka dhënë në përmirësimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kubës.

XS
SM
MD
LG