Ndërlidhjet

Vriten së paku 10 ushtarë afganë


Afganistan
Afganistan

Zyrtarët e Afganistanit kanë bërë të ditur se së paku dhjetë trupa të ushtrisë afgane janë vrarë në një sulm në veri të vendit.

Zyrtarët lokalë në provincën Javzjan kanë thënë se sulmi ka ndodhur para agimit, pasi një ushtar i ka lejuar kryengritësit të hyjnë brenda një pike kontrolli.

Po sipas burimeve zyrtare, ushtari dhe sulmuesit janë vrarë në një shkëmbim zjarri që ka pasuar me trupat afgane.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Provinca Javzjan, e cila kufizohet me Turkmenistanin, ka qenë kryesisht e qetë nga kryengritja talibane.

XS
SM
MD
LG