Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka thënë se situata ekonomike në vend është “e vështirë, por jo kritike.”
Putin ka shtuar se deficiti në buxhetin e 2016, nuk do ta kalojë 3% e bruto prodhimit të brendshëm.
Këto deklarata Putin i ka bërë gjatë një takimi me zyrtarë të qeverisë, për të diskutuar buxhetin e viti 2016-të.
Ekonomia ruse është goditur rëndë nga sanksionet e vendeve perëndimore, pas veprimeve në Ukrainë, duke shtuar këtu edhe rënien e çmimit të naftës.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar se ekonomia ruse do të tkurret për 3.4 %, gjatë këtij viti.