Ndërlidhjet

Afganistan: Dhunime seksuale ndaj djemve


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Raportimet se ushtarë të Shteteve të Bashkuara janë duke u ndëshkuar, sepse janë munduar ta ndalojnë dhunimin e djemve nga forcat afgane ka sjell vetëm dënime, por jo edhe ndryshime nga ana e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se është “shumë e shqetësuar” për raportimin e gazetës The New York Times, e cila ka rrëfyer për ndëshkimin e dy ushtarëve amerikanë, të cilët ishin munduar të ndalnin abuzimin që po i bëhej një djali.

“Kjo formë e shfrytëzimit seksual është në kundërshtim me ligjin afgan dhe obligimet ndërkombëtare që ka ky vend,” ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Por Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni kanë deklaruar se nuk do të ndërmarrin asnjë aksion për të ndryshuar këtë rregull, e cila i lejon qeverisë së Afganistanit, t'i trajtojë rastet e abuzimeve të tilla.

Në shumë rast qeveria e afgane nuk i dënon këto raste.

Ndërkohë që komandanti kryesore i NATO-së, në Afganistan, gjenerali John Campbell ka mohuar se Pentagoni ka urdhëruar trupat amerikane që të injorojnë abuzimet seksuale, ndaj djemve të rinj.

XS
SM
MD
LG