Ndërlidhjet

Princi Ali: Jam personi i duhur për FIFA-n


Princi Ali i Jordanisë
Princi Ali i Jordanisë

Princi i Jordanisë Ali Bin al Hussein ka thënë se është personi i duhur për të kthyer besueshmërinë në Federatën Botërore të Futbollit – FIFA, e cila është përfshirë nga një skandal korrupsioni.

Ai garon për president të FIFA-s vitin e ardhshëm.

Princi Ali, i cili ka humbur kundrejt Seph Blatterit në zgjedhjet e 29 majit, ka lëshuar deklaratën një ditë pasi Blatter është emëruar si i dyshuar për korrupsion nga autoritetet zvicerane.

Në pyetje është marrë edhe presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit, Michel Platini, i cili po ashtu planifikon të garojë për president të FIFA-s.

“Nevoja për lidership që mund të kthejë besueshmërinë në FIFA, nuk ka qenë kurrë më e dukshme”, ka thënë Princi Ali përmes një deklarate.

Zgjedhjet e parakohshme në FIFA do të mbahen më 26 shkurt.

Ato janë shpallur pasi presidenti aktual, Blatter, ka thënë se jep dorëheqje, si pasojë e një afere të madhe me korrupsion dhe mitmarrje brenda FIFA-s.

XS
SM
MD
LG