Ndërlidhjet

Kosova dhe Libia pro thellimit të marrëdhënieve


Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot në Nju Jork me presidentin e Këshillit të Deputetëve dhe Ushtruesin e Detyrës të Presidentit të Libisë, Agila Saleh.

Në këtë takim, Jahjaga dhe Saleh kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe përkrahjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Libisë.

“Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe kërkoi përkrahjen e Libisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës në kontinentin afrikan si dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO”, thuhet në njoftimin e postuar në faqen zyrtare të presidentes në Facebook.

Saleh, në anën tjetër, ka thënë se “Kosova është shembull i progresit të vendeve që dalin nga konflikti”.

XS
SM
MD
LG