Ndërlidhjet

Pakistani var një person që ka qenë i mitur kur ka bërë krim


Pakistan
Pakistan

Pakistani ka ekzekutuar një të dënuar për vrasje, i cili, sipas grupeve për të drejtat e njeriut dhe familjes së tij, ka qenë i mitur kur ka kryer krimin.

Ansar Iqbal është varur në qytetin Sargoda të provincës Punxhab.

Iqbal është dënuar me vdekje në vitin 1996, edhe pse mbrojtja e tij ka thënë se ai ka qenë vetëm 15 vjeç kur ka kryer vrasjen.

Sipas ligjit pakistanez, të gjithë personat që janë nën 18 vjeç kur kryejnë një krim, nuk mund të përballen me dënim me vdekje.

Pakistani ka ekzekutuar rreth 240 veta prejse ka hequr moratoriumin mbi ekzekutimet, dhjetorin e kaluar.

XS
SM
MD
LG