Ndërlidhjet

Gjermani: Propozohet kontrolli i azilkërkuesve në kufirin tokësor


Pamje e refugjatëve në stacionin e trenave në Dizeldorf të Gjermanisë
Pamje e refugjatëve në stacionin e trenave në Dizeldorf të Gjermanisë

Në të ardhmen, Gjermania mund t’i kontrolloj kërkesat për azil derisa migrantët arrijnë në kufijt tokësorë, ashtu siç veprohet tashmë në aeroporte, ka propozuar sot, ministri i brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere.

Ai ka theksuar se kabineti ende nuk ka disktuuar për këtë ide, por minsitria e tij po e përgatit legjislacionin, që do të ishte në linjë me rregullat e Bashkimit Evropian, raporton radioja publike në Berlin, RBB.

“Këtë ne e dimë aktualisht nga procedurat në aeroporte. Ju mund ta ndalni dikë në aeroport, ta kontrolloni nëse kërkesa e tij ose e saj për azil është qartas e pabazë dhe mund ta ktheni prapa”, tha ministri Maiziere, transmeton agjencia AFP nga Berlini.

Qeveria e Gjermanisë dje i ka përfshirë tri shtete ballkanike, Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, në listën e të ashtuquajturave vende të sigurta të origjinës, që mundëson dëbime të shpejta të azilkërkuesve nga këto vende.

XS
SM
MD
LG