Ndërlidhjet

Irak: Janë liruar turqit e rrëmbyer


Punëtorët e liruar me ambasadorin turk Faruk Kaymakci brenda kompleksit të Ambasadës së Turqisë
Punëtorët e liruar me ambasadorin turk Faruk Kaymakci brenda kompleksit të Ambasadës së Turqisë

16 shtetas turq, të rrëmbyer në Bagdad të Irakut para gati një muaji, janë liruar.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se punëtorët sot i janë dorëzuar ambasadorit të Turqisë në Irak dhe se ata janë mirë me shëndet.

Ai nuk ka dhënë më tepër informacione për rethanat e lirimit.

Këto persona ishin pjesë e grupit prej 18 punëtorëve të një kompanie ndërtimore turke, që ishin rrëmbyer më 2 shtator në pjesën veriore të Bagdadit.

Dy prej tyre janë liruar para dy javëve në qytetin Basra.

Në një video të një grupi të panjohur militant ishin paraqitur të rrëmbyerit, ndërsa nga Turqia ishte kërkuar nbdalja e rrjedhjes së militantëve në Irak, ndalja e naftës nga rajoni gjysmautonom kurd nëpër territorin e Turqisë, dhe urdhërimi i forcave kryengritësve, që ta ndalin rrethimin e fshatrave shiite në pjesën veriore të Sirisë.

XS
SM
MD
LG