Ndërlidhjet

Guatemalë: Nga shembja e dheut – dhjetëra të vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Së paku 30 vetë kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur, një ditë pas shembjes shkatërruese të dheut në periferi të Qytetit të Guatemalës, kanë thënë mbrëmë zyrtarët.

Ekipet e shpëtim-kërkimit dhe policia e ushtarët, janë të angazhuar në kërkim të të mbijetuarve eventualë.

Raportohet se familjet kishin marrë mesazhe telefonike nga njerëzit, që besohet se ende janë të bllokuar, më tepër se 24 orë pasi shembja e dheut i përfshiu qytetet Santa Catarina Pinula dhe El Cambray II.

Autoritetet thonë se afro 600 njerëz ende konsiderohen të zhdukur dhe mund të ndodhë që numri i të vdekurve të rritet.

Nga shembja e dheut janë shkatërruar ose dëmtuar 125 shtëpi.

XS
SM
MD
LG