Ndërlidhjet

Cana: Është dashur të jemi më të kujdesshëm në fund të ndeshjes


Simpatizuesit presin kontrollin para se të hyjnë në stadiumin në Elbasan

Pas fitores së Serbisë kundër Shqipërisë me rezultat 2:0 në ndeshjen kualifikuese të Grupit I për Kampionatin Evropian 2016, ka pasur komente të ndryshme lidhur me këtë duel.

Ndeshja u zhvillua në Elbasan para 12 mijë spektatorëve.

Të dy golat mysafirët i shënuan në minutat e fundit të ndeshjes.

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, tha se është dashur kujdes më i madh në finish të duelit.

“Ne është dashur të jemi më të kujdesshëm në fund, pasi kemi treguar pjekuri gjatë ndeshjes”, tha Cana dhe shtoi se “ata e kanë pritur atë moment të na zënë në befasi në kundërsulm dhe ne është dashur ta ndalim këtë”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ishte në stadiumin Elbasan Arena për ta shikuar ndeshjen, i ka falënderuar shikuesit për sjelljen e mirë.

“Barazimi do të ishte rezultat korrekt, por ky është futbolli”, ka shkruar zoti Rama në rrjetin Facebook dhe ka shtuar se “njerëzit më të mirë në stadium ishin simpatizuesit kuq e zi”.

Edi Rama konsideron se “ëndrra” e Shqipërisë për kualifikim në pjesën përfundimtare të Kampionatit Evropian vazhdon në ndeshjen në Armeni.

Trajneri i Serbisë, Radovan Çurçiq, tha se “në përgjithësi mendoj se merituam fitore” dhe ka theksuar se “e arritëm vetëpërmbajtjen në fund dhe kjo vendosi”.

XS
SM
MD
LG