Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova e gatshme t’i pranojë 500 migrantë


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Kosova “ka shprehur gatishmëri” për pranimin e afro 500 migrantëve, pasi “dëshiron të jetë pjesë e projekteve për t'u marrë me këtë sfidë të re”.

Këto komente zoti Thaçi i bëri dje në Konferencën e nivelit të lartë për Mesdheun Lindor dhe Ballkanin Perëndimor në Lukesmburg, njofton Ministria e jashtme e Kosovës.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës “e kuptojnë fare mirë se çka do të thotë të jesh refugjatë, por edhe rëndësinë e gjetjes së solidaritetit, kujdesit dhe zgjidhjes ndaj krizës”.

Hashim Thaçi, njëherësh zëvendëskryeministër i parë i Kosovës, tha se “mikpritja evropiane e shpëtoi kombin tim dhe për këtë ne do të jemi gjithmonë mirënjohës”.

XS
SM
MD
LG