Ndërlidhjet

KDI dënon përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend


Kuvendi i Kosovës, 8 tetor 2015.
Kuvendi i Kosovës, 8 tetor 2015.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka dënuar ashpër përdorimin e gazit lotsjellës në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës dhe ka kërkuar nga subjektet politike opozitare të ndalojnë praktikën e bllokimit të punimeve në Kuvend.

“Përdorimi i mjeteve të rrezikshme në Kuvend nuk është mjet i partive politike për realizim demokratik të synimeve të tyre; është veprim kundër çdo praktike parlamentare dhe nuk ka të bëjë aspak me vlerat e një shoqërie demokratike”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Sipas të njëjtit, angazhimi për ndërtim dhe fuqizim të shtetit të Kosovës nuk është një e drejtë ekskluzive e opozitës, por përgjegjësi e shpërndarë te të gjithë sektorët në bazë të mandatit që kanë dhe fuqisë që iu është dhënë nga qytetarët përmes votës.

Të enjten, deputetët opozitarë kanë penguar folësit me fishkëllima të bilbilave, me hedhje të ujit dhe gazit lotsjellës.

Edhe në tri seanca paraprake, opozita ka ndërprerë punimet e Kuvendit dhe është zotuar se do të bëjë një gjë të tillë derisa kryeministri Isa Mustafa të mos tërheqë nënshkrimet nga marrëveshja me Serbinë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nga marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

XS
SM
MD
LG