Ndërlidhjet

Davenport: Jo presion ndaj Serbisë, por vazhdim i dialogut


Michael Devenport
Michael Devenport

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Michael Davenport, ka deklaruar sot se BE-ja nuk është duke bërë presion ndaj Serbisë, ndërsa kur është fjala te kapitujt në procesin e anëtarësimit të Serbisë, BE insiston në zbatimin e të gjitha obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit dhe normalizimit të raporteve me Kosovën.

“Kemi të bëjmë me kornizën e dialogut për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që dalin nga marrëveshja e 19 prillit të vitit 2013 dhe të marrëveshjeve të tjera, në kuadër të dialogut për normalizimin gjithpërfshirës të raporteve ndërmet Beogradit e Prishtinës”, tha Davenport, dhe ka shtuar se “ende është qëndrim unik i të 28 vendeve anëtare të BE-së se duhet të ketë normalizim gjithpërfshirës të raporteve”, raporton agjencia Beta.

Mëtutje, zoti Daveport u ka thënë gazetarëve në Beograd, se ekziston mundësia serioze që të hapet kapitulli i 35-të, që ka të bëjë me implementimin e këtyre obligimeve në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Këto komente u bënë, pasi nesër në Bruksel pritet të mbahet edhe një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjeetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

XS
SM
MD
LG