Ndërlidhjet

Muiznieks: Sllovakia dhe Çekia t’i integrojnë më shumë fëmijët romë


Nils Muiznieks.
Nils Muiznieks.

Mbikëqyrësi i BE-së, për të drejtat e njeriut ka akuzuar Sllovakinë dhe Republikën Çeke, për mungesë progresi në zhdukjen e diskriminimit ndaj fëmijëve romë në shkolla dhe zhdukjen e gjuhës së urrejtjes në diskursin politik, ndaj minoritetit më varfër të Evropës.

Në një raport për Sllovakinë, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks, ka kritikuar atë që ai e cilësuar si “diskriminim kronik” ndaj fëmijëve romë.

“Edhe pse Sllovakia ka një strukturë gjithëpërfshirëse në politikat e saj anti diskriminuese, ajo ofron një tjetër shkallë të mbrojtjes për grupet e margjinalizuara të shoqërisë. Në këtë drejtim duhen ndërmarrë reforma,” ka thënë Muiznieks.

“Vendosja e fëmijëve romë në shkolla speciale, ndarja e hapësirave për romë dhe çështja e strehimit të tyre, duhet të adresohet si prioritet,” ka shtuar ai.

Sipas një sondazhi të bërë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimi (UNDP), në vitin 2010, çdo i pesti fëmijë romë në Sllovaki nuk e ka përfunduar shkollën fillore.Përderisa vetëm 17% e tyre kanë vazhduar shkollimin e mesëm.

XS
SM
MD
LG