Ndërlidhjet

Ukraina pritet të ketë një vend të Këshill të Përgjithshëm të OKB-ës


Pavlo Klimkin.
Pavlo Klimkin.

Ukraina pritet të fitojë një vend në Këshillin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Ajo është zotuar se do ta kundërshtojë Rusinë, e cila ka përdorur veton e saj, për të zhvilluar një tërheqje strategjike të luftës me Ukrainën dhe vendet e perëndimit.

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, në New York ka thënë se vendi i tij do të angazhohet për paqe dhe stabilitet në nivel botërore, por ai ka akuzuar Rusinë, për “luftën në Ukrainë.”

“Për herë të parë ne kemi plotësisht një situatë unike, të paimagjinueshme, kur një anëtare e përhershme e Këshillit të Përgjithshëm të OKB-ës, është agresor në Ukrainë, duke zhvilluar luftë të përzier kundër Ukrainës,” ka thënë Klimkin

Ai ka thënë se Ukraina parasheh forcimin e Kombeve të Bashkuara duke larguar gradualisht, të drejtën e vetos.

Një ide e tillë aktualisht përkrahet vetëm nga Franca, porse SHBA-ja, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia kundërshtojnë një gjë të tillë.

XS
SM
MD
LG