Ndërlidhjet

Shefi i NATO-s, përshëndet Malin e Zi


Pamje nga vizita e sotme në Podgoricë.
Pamje nga vizita e sotme në Podgoricë.


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur Malin e Zi, për reformat ushtarake.

Pritet që në dhjetor NATO të merr vendim nëse t'i bëhet ftesë Malit të Zi për të ju bashkangjitur Aleancës veri –atlantike.

Duke folur me deputetët të Malit të Zi, Stoltenberg ka thënë se “duhet ta pranojmë reformën që ka marrë ky shtet duke kontribuar në sigurinë ndërkombëtare duke promovuar bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit.”

Ai ka shtuar se “në bashkëpunim të ngushtë me NATO-ën, Mali i Zi ka reformuar ushtrinë e saj dhe shërbimet e inteligjencës.”

Stoltenberg po qëndron për një vizitë dy ditëshe me ambasadorët e Këshillit të NATO-ës.

Mali i Zi ka përkrahur fuqimisht anëtarësimin e vendit në NATO, që nga shpallja e pavarësisë, por fillimisht ishe kërkuar që ajo duhet t’i plotësonte disa kritere.

XS
SM
MD
LG