Ndërlidhjet

Zgjidhen anëtarët e përkohshëm të KS të OKB-së


Këshilli i Sigurimit i OKB-së
Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Ukraina ka fituar ulëse jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Katër vende të tjera, Egjipti, Japonia, Senegali dhe Uruguaji po ashtu janë zgjedhur anëtarë të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit për vitin 2016 dhe 2017.

Zyratrët në Kiev janë zotuar se do të çohen kundër fuqisë së vetos të Rusisë, e cila, sipas Ukrainës, po zhvillon luftën në lindje të territorit të saj.

Mandati dyvjeçar për pesë vendet nis më 1 janar.

Ato do të zëvendësojnë pesë anëtarët e përkohshëm në largim: Lituaninë, Kilin, Jodraninë, Çadin dhe Nigerinë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së përbëhet prej 15 anëtarëve, përfshirë pesë të përhershëm: Rusinë, Kinën, Britaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara.

Anëtarët e përhershëm kanë fuqi të vetos.

XS
SM
MD
LG