Ndërlidhjet

SHBA: Obama i ka tërhequr vërejtjen Rusisë lidhur me Sirinë


Barack Obama gjatë konferencës së mbrëmshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington
Barack Obama gjatë konferencës së mbrëmshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington

Presidenti amerikan, Barack Obama, u ka tërhequr vërejtjen liderëve rusë se ata nuk mund ta arrijnë me “bombardime mënyrën e tyre për zgjidhje paqësore” në Siri, duke e përsëritur qëndrimin e tij se forcimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, do të dështoj.

Mëtutje, duke folur pasi ushtria amerikane dhe ajo ruse arritën një marrëveshje provuese për parandalimin e përplasjeve në hapësirën ajrore të aeroplanëve luftarakë të të dy palëve në Siri, zoti Obama tha mbrëmë në Uashington se “nuk ka pasur takim në kuptimin e afateve dhe strategjisë”.

“Ata nuk do të jenë në gjendje që me bomba ta arrijnë situatën paqësore brenda në Siri”, tha Obama në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Koresë Jugore, Park Geun-Hye.

Rusia, këtë javë ka ndërmarrë sulme madhore kundër bazave të kryengritësve në qytetet siriane, Alepo dhe Homs, në koordinim me ushtrinë e Sirisë dhe me afro 2 mijë ushtarë iranianë.

Obama tha se Irani po vepron “më tepër se që ka bërë për 5 vitet e fundit, ashtu sikur Rusia” dhe ka shtuar se “teoria e tyre bazike se si të zgjidhet Siria nuk ka funskionuar”.

XS
SM
MD
LG