Ndërlidhjet

Podgoricë: Policia e shpërndau protestën e opozitës


Policia e ka shpërndarë protestën e opozitës në Podgoricë
Policia e ka shpërndarë protestën e opozitës në Podgoricë

Policia e Malit të Zi e ka shpërndarë sot protestën e Fronit Demokratik opozitar, i cili 20 ditë ka protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi , duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit, Millo Gjukanoviq.

Derisa, policia deri tash nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për këtë zhvillim, Fronti Demokratik ka kumtuar se ishte ky “aksion brutal policor” dhe se deputetët e këtij blloku opozitar kanë “rezistuar fizikisht” në mënyrë që ta pengonin qëllimin e policisë për heqjen e skenës dhe tendat para ndërtesës së kuvendit në Podgoricë dhe se policia u kishte thënë pak para ndërhyrjes së tubimi nuk ishte i lejuar, raporton agjencia Beta.

Mediat kanë raportuar se ishte arrestuar deputeti i Fronit Demokratik, Sllaven Radunoviq, dhe është paraqitur fotografia e deputetit, Millan Knezheviq, po ashtu nga Fronti Demoklratik, për të cilin thuhet se nga gazi lotsjellës është pranuar në një spital në Podgoricë.

Janë larguar skena dhe tendat, ndërsa në qendër të kryeqytetit sot janë parë forca të shtuara policore.

Mediat kanë raportuar se policia e ka ndaluar dhe rrahur gazetarin, Gojko Raiçeviq.

Fronti Demokratik ka shpallur se “po i shqyrton të gjitha opsionet e përgjigjes adekuate ndaj intervenimit të policisë”.

XS
SM
MD
LG