Ndërlidhjet

Fillon tërheqja e armatimit në lindje të Ukrainës


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Forcat qeveritare të Ukrainës dhe rebelët pro rusë kanë deklaruar se kanë filluar të tërheqin tanket dhe armët tjera nga vija e frontit në rajonin e Donetsk-ut.

“Tërheqja ka filluar” ka thënë zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Leonid Matyukhin.

“Në këto momente, ne jemi duke u tërhequr nga Debaltseve."

Ndërkaq lideri i rebelëve në Dontesk, Eduard Basurin i ka thënë AFP-ës se “tërheqja ka filluar në Debaltseve" dhe po vazhdohet edhe në lokacione tjera.

Armëpushim, në masë të madhe, është respektuar prej fillimit të muajit shtator, kështu që ka krijuar mundësi për të dy palët që t’i tërheqin armatimet.

Prej prillit të vitit 2014, kur kanë filluar luftimet ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe kryengritësve prorusë në rajonet lindore, Donjeck dhe Luhansk, janë vrarë më se 7,900 vetë.

XS
SM
MD
LG