Ndërlidhjet

Në Ukrainë mbahen zgjedhjet lokale


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Në Ukrainë, më 25 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale, nën masa të rrepta sigurie.

Presidenti Petro Poroshenko është duke u ballafaquar me rënie të përkrahjes për të dhe qeverinë aktuale.

Sondazhet, të cilat nuk përfshijë zonat që kontrollohen nga separatistët pro-rusë, vinë në kohën kur vendi është duke u ballafaquar me recesione ekonomike, që e kanë shndërruar Ukrainën, në vendin e dytë më të varfër në Evropë.

Kanë kaluar 20 muaj që kur ish republika Sovjetike, ka rrëzuar nga pushteti liderët e mbështetur nga Kremlini dhe është orientuar për të ardhmen e saj drejt vendeve perëndimore.

Por aneksimi i Krimesë, nga ana e Rusisë dhe mbështetja e rebelëve në lindje, ka ndikuar në rënien ekonomike të vendit.

Nga të gjitha këto zhvillime, popullaritetit i presidentit Poroshenko dhe qeverisë së tij ka rënë aq shumë, saqë sondazhet mezi e nxjerrin mbi nivelin zero kryeministrin Arseniy Yatsenyuk.

XS
SM
MD
LG