Ndërlidhjet

Assad i gatshëm për mbajtje të zgjedhjeve në Siri


Pamje e Damaskut nga viti 2012
Pamje e Damaskut nga viti 2012

Ligjvënësi nga Partia Komuniste në Rusi, Aleksandr Yushchenko, thotë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, është i gatshëm për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në këtë vend.

“Ai është i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve me pjesëmarrje të të gjitha forcave politike, që dëshirojnë prosperitetin e Sirisë”, tha zoti Yushchenko, pas takimit me presidentin Assad në Damask të Sirisë, ku ishte si pjesë e delegacionit parlamentar të Rusisë.

Ky ligjvënës, mëtutje, e ka cituar Assadin që ka thënë se ai do të garonte për president “nëse populli i Sirisë këtë e konsideron të domosdoshme”.

Sipas raporteve të mediave shtetërore siriane, Assad i ka thënë delegacionit të Rusisë se “eliminimi i grupeve terroriste” do të çoj në zgjidhje politike, që synohet nga Siria dhe Rusia.

Rusia, aleat kryesor i presidentit Bashar al-Assad, thotë se lideri sirian duhet të jetë pjesë e çfarëdo zgjidhjeje të përkohshme në konflikt, ndërsa vendet perëndimore dhe aleatët e tyre këmbëngulin se Assadi nuk mund të jetë pjesë e ardhmërisë së Sirisë.

XS
SM
MD
LG