Ndërlidhjet

Kina thërret në bisedë informative ambasadorin amerikan


Deti i Kinës Jugore
Deti i Kinës Jugore

Kina ka thirrur në bisedë informative ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, pasi një luftanije amerikane ka udhëtuar të martën pranë një grupi të ishujve artificialë, që Pekini është duke ndërtuar në Detin e Kinës Jugore.

Ministria e Jashtme e Kinës ka njoftuar se zëvendësministri Zhang Yesui i ka thënë ambasadorit se SHBA-ja ka vepruar në mënyrë provokuese, me gjithë kundërshtimet e Kinës.

“Kina do të bëjë çdo gjë të nevojshme për të kundërshtuar provokimet e qëllimshme të secilit vend”, ka thënë Zhang.

Qysh në vitin 2013, Kina është duke ndërtuar ishuj në rajon.

SHBA insiston se ishujt artificialë nuk përbëjnë territor sovran të Kinës dhe se ujërat përreth tyre mbeten të hapur për transportin detar ndërkombëtar.

Rreth 30 përqind e tregtisë globale kalon nëpër këtë rajon.

XS
SM
MD
LG