Ndërlidhjet

Merkel: VW të veprojë në mënyrë transparente


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Brendi “Made in Germany” nuk është dëmtuar nga skandali i Volkswagen-it, porse fabrika e makinave duhet ta trajtojë këtë problematikë në mënyrë transparente, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel, në adresimin e saj javor.

Gati gjashtë javë pasi ka pranuar se ka përdorur softuerë të paligjshëm për të falsifikuar testet e shkarkimit të gazrave, Volkswagen është nën presion për të identifikuar përgjegjësit e skandalit, i cili ka prekur mbi 11 milionë makina, dhe për të rikthyer besimin te konsumatorët.

“Shumëçka do të varet nga mënyra se si Volkswagen merret me këtë çështje. Besoj se Volkswagen është duke punuar me gjithë fuqinë e tij”, ka thënë Merkel, për të shtuar se kompania mund të rimëkëmbet, nëse vepron në mënyrë transparente dhe ndryshon strukturat organizative.

XS
SM
MD
LG