Ndërlidhjet

Rusia sjell në “shtëpi” viktimat e aksidentit në Egjipt


Mjetet me te cilat do te barten trupat e viktimave.
Mjetet me te cilat do te barten trupat e viktimave.

Rusia ka filluar t’i sjellë trupat e viktimave që vdiqën pas aksidentit të aeroplanit rus që po fluturonte nga Egjipti, për në Rusi.

Ndërkohë konfirmohet se autoritet ruse janë duke vazhduar hetimet.

Më herët Viktor Sorochenko, drejtues i Komitetit ndërshtetëror të Aviacionit të Rusisë, ka thënë se “avioni ishte ndarë në mes të ajrit dhe pjesët e tij janë shpërndarë mbi një zonë të madhe prej rreth 20 kilometrash katrorë.”

Aeroplani i kompanisë Kogalymavia ka qenë duke fluturuar nga Sharm el-Sheiku në Shën Petersburg.

Është konfirmuar se të 224 personat, përfshirë këtu 24 fëmijë, kanë humbur jetën.

Ministria ruse për Situata Emergjente është duke planifikuar bartjen e 144 trupave të viktimave, të cilat kanë arritur në Shën Petersburg, për ta bërë identifikimin e tyre.

XS
SM
MD
LG