Ndërlidhjet

Jahjaga: Ratifikimi i MSA-së, hap jetik


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian është një momenti i rëndësishëm për Kosovën dhe për të ardhmen e saj evropiane.

“Sot u bashkuam, pavarësisht dallimeve tona e orientimit tonë politik, të përgjegjshëm për peshën historike të këtij momenti. E hodhëm bashkërisht këtë hap jetik për qytetarët e Republikës së Kosovës, për forcimin e perspektivës evropiane të shtetit tonë dhe nisëm rrugën e pakthyeshme për ta bërë Kosovën anëtare të Bashkimit Evropian”, ka thënë Jahjaga përmes një postimi në Facebook.

“Ky rrugëtim vazhdon të jetë plot sakrifica dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm për listën e gjatë të prioriteteve që na presin për ta bërë Republikën e Kosovës vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë pos tjerash Jahjaga.

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar sot Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, të nënshkruar me Bashkimin Evropian. Ratifikimi i marrëveshjes është bërë pa votat e opozitës.

XS
SM
MD
LG