Ndërlidhjet

Fatkeqësia ruse, “nuk ka ende” elemente terrorizmi


Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, James Clapper.
Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, James Clapper.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, James Clapper, ka thënë se ai nuk është në dijeni për “dëshmi të drejtpërdrejta” se terrorizmi ka qenë shkak i rrëzimit të avionit rus të pasagjerëve, të shtunën në Egjipt.

Duke folur në një samit të mbrojtjes në Uashington, Clapper ka thënë se është vështirë të besohet se grupi militant i Shtetit Islamik ka kapacitet për të kryer një sulm të tillë, edhe pse “nuk përjashtohet” si mundësi.

“Nuk kemi ende ndonjë provë të drejtpërdrejtë për elemente të terrorizmit”, ka thënë Clapper.

Avioni rus është rrëzuar në Gadishullin Sinai të Egjiptit, duke shkaktuar vdekjen e të 224 njerëzve në bord.

Një degë lokale e Shtetit Islamik ka thënë se ajo ka rrëzuar aeroplanin.

Autoritetet ruse i kanë hedhur poshtë pretendimet e tilla, duke thënë se shkaku do të përcaktohet pasi të kryhen hetimet.

XS
SM
MD
LG