Ndërlidhjet

Migrantët “kanë rritur” kërcënimin terrorist në Finlandë


Foto ilustruese
Foto ilustruese

Finlanda ka thënë se rritja e numrit të azilkërkuesve ka rritur edhe kërcënimin e terrorizmit në këtë vend.

Shërbimi i Inteligjencës së Finlandës ka thënë se është duke monitoruar rreth 300 persona për lidhje të mundshme me grupet militante islamike.

Disa prej tyre janë në mesin e 25,000 azilkërkuesve që kanë arritur në Finlandë këtë vit.

Grupet militante që bëjnë përpjekje për të rekrutuar njerëz, tani kanë prani në Finlandë, ka thënë përmes një deklarate Shërbimi i Inteligjencës së Finlandës.

Drejtori i kësaj agjencie, Antti Pelttari, ka thënë se niveli i kërcënimit të terrorizmit është rritur nga “shumë i ulët” në “i ulët”.

Mbi 700,000 migrantë, shumica e tyre nga Siria, Afganistani dhe Afrika, kanë arritur në Evropë këtë vit.

XS
SM
MD
LG