Një aeroplan i mallrave, prodhim rus, i cili transportonte edhe pasagjerë, është rrëzuar sot pasi është nisur nga kryeqyteti i Sudanit Jugor, Juba.
Së paku 23 persona kanë humbur jetën, por disa raporte flasin edhe për 40 të vrarë.
Nuk është e qartë se sa njerëz kanë vdekur në aeroplan dhe sa jashtë tij.
Raportohet se aeroplani Antonov ka qenë duke udhëtuar për në shtetin Nili i Epërm.
Aeroplanët e mallrave drejt zonave të largëta të Sudanit Jugor shpesh bartin edhe pasagjerë.
Më 31 tetor, një aeroplan rus i pasagjerëve është rrëzuar në Gadishullin Sinai të Egjiptit duke shkaktuar vdekjen e të 224 njerëzve në bord.