Ndërlidhjet

Udhëheqësi iranian zotohet se nuk do të bashkëpunoj me SHBA-në, për Sirinë


Ali Akbar Velayati.
Ali Akbar Velayati.

Media shtetërore iraniane ka cituar një këshilltar të lartë të Lideri Suprem Ayatollah Ali Khamenei të ketë thënë, se Irani nuk do të bashkëpunojë me SHBA-të "nëluftën kundër terroristëve në Siri."

"Irani nuk do të bashkëpunojë drejtpërdrejt ose tërthorazi me Shtetet e Bashkuara," tha Ali Akbar Velayati, pas një takimi me zëvendësministrin e jashtëm sirian Faisal Mekdad në Teheran.

"Irani nuk do të pranojë asnjë iniciativë në lidhje me Sirinë pa u konsultuar me qeverinë e vendit dhe popullin," shtoi Velayati.

Deklaratat erdhi pas rritjes së entuziazmit anti-amerikane kur demonstruesit në Teheran shënuan përvjetorin, e sulmit të ambasadës së SHBA-së, në Teheran, 36 vjet më parë.

Ata kanë thënë se Irani po vazhdon ta mbështes presidentin sirian Bashar al-Asad, pavarësisht asaj që është perceptuar, si një zbutje e kësaj pozite, përpara bisedimeve të mbajtura në Vjenë, javën e kaluar.

Irani për herë të parë ka marrë pjesë në bisedimet paqësore që synojnë për t’i dhënë fund luftës në Siri.

Ndryshe ajo së bashku me Rusinë janë aleatë të regjimit në Damask.

XS
SM
MD
LG