Ndërlidhjet

Ish-ministri irakian dënohet për korrupsion


Sargoni Llazar Slewa.
Sargoni Llazar Slewa.

Një gjykatë në Bagdad ka burgosur ish-ministrin e ambientit nën akuzat, për marrje ryshfeti.

Siç ka njoftuar gjykata, Sargoni Llazar Slewa është dënuar me dy vjet burg dhe është urdhëruar të paguajë rreth 280 mijë dollarë dëme për shtetin.

Një zëdhënës i gjykatës ka thënë se vendimi mund të apelohet.

Ai nuk kanë dhënë detaje për veprimet e ish ministrit Slewa.

Slewa, ka shërbyer si ministër gjatë mandatit të dytë, të ish-kryeministrit Nuri al-Maliki, i cili ka përfunduar mandatin, në vitin 2014.

Kreu aktual i qeverisë, Haidar al-Abadi, filloi një fushatë të reformës në gusht për të trajtuar korrupsionin, pas protestave masive kundër korrupsionit, shërbimeve të dobëta, dhe shpenzimeve të pamatura qeveritare.

XS
SM
MD
LG